08,06,2025

Uniforma të reja për postierët e Postës së Kosovës

Must Read

Prishtinë, 15 gusht 2016
Të gjithë postierët e Postës së Kosovës janë pajisur sot me uniforma të reja, verore dhe dimërore, si dhe me dy lloje të çantave për bartje dhe shpërndarje të dërgesave postare.

Uniformat në të cilat është e vendosur logoja e Valës janë blerë nga ndërmarrja publike Telekomi i Kosovës Sh.A.
Ato u janë dorëzuar postierëve në një ceremoni solemne nga kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha dhe drejtori menaxhues i Telekomit, Agron Mustafa.

Udhëheqësit e dy ndërmarrjeve publike kanë ndarë edhe mirënjohje për postierët më të dalluar në shitjen e mbushjeve të Valës dhe shpërndarjen e dërgesave postare.

Kryeshefi i Postës ka falënderuar drejtorin e Telekomit për projektin e përbashkët përmes të cilit janë përmirësuar kushtet e punës për postierë.

Dy drejtorët kanë premtuar se bashkëpunimi i ngushtë dhe strategjik mes Telekomit dhe Postës do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Posta e Kosovës është ndarë nga Telekomi i Kosovës (ish-PTK) para katër vitesh, me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

IMG_4469 (2) [107706968] IMG_4406 [107706967]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img