07,01,2026

Azilantja shqiptare: Më rrëmbyen nga kampi e më përdhunuan

Must Read

Lajmin e bën të ditur gazeta gjermane WRD. Ajo tregon se është marrë nga kampi dhe është dërguar në një shtëpi, ku ka qenë e pandërgjegjshëm.

Ajo tregon se një punonjës i sigurisë në kamp, e kishte ftuar për në pije bashkë me kolegët e tjerë.

“Pas gotës së tretë rashë pa ndjenja dhe kur u zgjova isha në një shtëpi tjetër me katër persona. Kam frikë se më kanë përdhunuar”, thotë ajo.

Denoncimin e saj e përforcon më shumë një shqiptar tjetër, Armando Milloshi, që thotë se ka parë momentet kur gruaja ishte e dehur me vodka me rojet e sigurisë. Më pas, sipas tij, ajo humbi ndjenjat dhe u nxor jashtë kampit.

Megjithatë, prokurorët thonë se rasti është shumë i vështirë për t’u hetuar, pasi gruaja thotë se ka ndodhur muaj më parë dhe nuk mund të përcaktohet nëse është përdhunuar ose jo.

Nga ana tjetër, forcat e sigurisë në kamp kanë mohuar akuzat e gruas, duke thënë se ato janë të pavërteta./Panorama

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaku i vërshimeve, shtyhet procesi mësimor për 12 janar për të gjitha shkollat

Fillimi i procesit mësimor për gjysmëvjetorin e dytë është shtyrë deri më 12 janar në të gjitha komunat e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img