21,12,2024

Përfundojnë 30 për qind e punimeve për aeroportin e ri të Stambollit

Must Read

Për etapën e parë deri tani janë shpenzuar 2 miliardë euro dhe numri i punonjësve që punojnë aktualisht në ndërtimin e aeroportit që është 17.500 parashikohet të rritet në 30 mijë.

Drejtuesi ekzekutiv i İstanbul Grand Airport (IGA) Yusuf Akçayoğlu, në një deklaratë për gazetarin e AA-së duke vënë në dukje se pas tentativës për puç nga Organizata Terroriste Fetullahçi (FETÖ) nuk kanë ndërprerë aspak punimet, tha se kjo tentativë e pabesë i ka rritur edhe më shumë vullnetin për të punuar.

Ai theksuar se me tentativën e puçit është vërejtur më mirë se disa segmente janë shqetësuar që nën drejtimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan po përparohet drejt objektivave 2023. “Në mëngjesin e puçit iu përkushtuam edhe më shumë punës sonë dhe për atë javë kemi vazhduar drejt objektivit tonë për 24 orë. Në këtë mënyrë kemi treguar se vazhdojmë rrugën në mënyrë të vendosur”, u shpreh Akçayoğlu. Gjithashtu ka rikujtuar se etapa e parë ka nisur në muajin maj 2015.

– “Numri i punonjësve do të rritet në 30 mijë” –

Pasi ka theksuar se do të arrijnë të përfundojnë në kohën e caktuar në shkurt 2018 aeroportin në rast se arrijnë shpejtësinë e përparimit 4-5 për qind, Akçayoğlu ka dhënë disa informacione: “Aktualisht kemi 17. 500 punonjës dhe kjo shifër sa vjen e rritet. Kemi përshpejtuar pak më shumë punimet natën, në këtë kuptim kemi biseduar me nënkontraktorët. Numri i punonjësve tanë do të vijë duke u rritur dhe përditësuar. Parashikimet tona janë që të arrijmë në 25-30 mijë punonjës.”

Yusuf Akçayoğlu më tej duke shtuar se pas përfundimit të të gjitha fazave aeroporti do të ketë një kapacitet prej 200 milionë udhëtarë në më shumë se 350 destinacione, ai ka theksuar gjithashtu se në Aeroportin e ri të Stambollit do të operojnë mbi 150 kompani të fluturimit dhe se ky aeroport është kandidat për tu bërë më i rëndësishmi e aviacionit në botë.

– “Kandidat për të hyrë në librin e Rekordeve Guinness” –

Duke vënë në dukje se aeroporti është kandidat për tu bërë kantieri më i madh në botë Akçayoğlu u shpreh: “Aeroporti i ri i Stambollit edhe nga pikëpamja e makinerive që përdoren në kantier është kandidat për të hyrë në librin e Rekordeve Guinness. Në kuadër të projektit janë aktivë mbi 3.000 makineri si dhe 2.200 kamionë, 252 ekskavatorë, 60 vinça kullë, 57 makineri asfaltimi, 101 ekskavatorë me zinxhirë, etj. Projekti i aeroportit me këtë veçori në kuptimin edhe të numrit të pajisjeve ka cilësinë për të qenë projekti më i madh në botë.” /AA/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img