23,12,2024

Në Sanxhak dasmat bëhen me flamur dhe me plis të bardhë

Must Read

Miqë të nderuar, ka dhjetë muaj që kem themeluar organizatën “ Kosova për Sanxhakun”. Që nga ajo ditë e deri më sot rrallë ndodhë të kaloj një ditë e vetme, që mos të më lajmërohet dikush nga Sanxhaku.

Kësaj radhe po e veçoj një djalë të ri i cili kaherë më ka kontaktuar dhe ka kërkuar falje që nuk dinë të flet shqip.

Natyrisht që mu aspak nuk më pengoi fakti që ai nuk flet shqip, duke i ditur rrethana e tyre. Por, që mbiemri Gorçeviq ( Gorčević ), të jetë mbiemër shqiptar kurrë nuk ma ka marrë mendja. Për shkak se kisha të bëjë me një djalë të ri, nuk u binda deri sa më tha se ne jem kushëri me Gorçajt e Deçanit. Natyrisht që kontaktet i vazhduam, dhe i shpeshtuam aq sa na premtonte koha.

Sot më befasoi , natyrisht për të mirë. Më paralajmëroi se do të mi dërgoj disa foto , për të më treguar dhe të më bindë se nuk e kanë harruar prejardhjen e tyre, dhe se një gjë të tillë kurrë nuk do ta bëjnë.

Gorçajt, janë me prejardhje nga fshati Uglla të Peshterit. Si zakonisht edhe këta si shumë familje tjera të Ugllës, janë shpërngulë nëpër qytete e ndryshme të Sanxhakut, si në N. Pazar, Sjenicë. Por, shumë prej tyre edhe më larg , Kosovë, Maqedoni, Bosnje, ndërsa nga vitet e 70-ta të shekullit të kaluar edhe në Evropën perëndimor./ Kosova për Sanxhakun

flamur1

flamur2

flamur3

flamur4

flamur-640x356

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img