26,12,2024

Xhavit Haliti: Debat i paargumentuar për demarkacionin, duhet konsensus

Must Read

Veç Isa Mustafa po vazhdon të insistojë se duhet të kryhet demarkacioni pavarësisht kritikave dhe akuzave të Vetëvendosjes se po i falet tokë Malit të Zi. Tash, edhe zyrtarët e PDK’së po kërkojnë konsensus në këtë temë. Xhavit Haliti ka thënë se debati i deritashëm është i paargumentuar.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka edhe prioritete tjera, por çështja e Demarkacionit, sipas tij, është problem dhe detyrimisht Kuvendi po merret me këtë çështje.

“Çështja e Demarkacionit është një problem më të cilin detyrimisht po merremi dhe duhet të merremi. Por, shpresoj se do të gjendet një konsensus i përbashkët për të vendosur”.

“Niveli i debatit për këtë çështje është ende i paargumentuar sa duhet dhe i ka nxitur elementet, do të thosha, kundërshtarët e koalicionit qeverisës dhe i kanë nxitur disa elemente të cilët janë të pakënaqur me gjendjen e kufirit”, ka thënë Haliti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img