29,04,2024

Gjendja e rinisë në Kosovë!

Must Read

Gjendja e rinisë në Kosovë është gjendje e mjerueshme, pa kreativitet, imagjinatë dhe dinamizëm. Ka energji, por po e shfrytëzon kot. Rini pa të ardhme. Karakterizohet nga mungesa e vetëbesimit dhe energjisë pozitive.
Gjatë vizitave nëpër shkolla të mesme has të rinj që nuk e dinë drejtimin që do ta marrin. Që rrugëzgjidhje shohin rrugët e botës ose rrugë tjera për të zënë një vend pune – duke gjetur dikë të njohur ose të japësh ryshfet, nënshtrim ndaj fatit të vendit ku ndodhen dhe shumë rrallë, të rinj konkurrent, që janë të etur për dije, për të specializuar në fusha për të cilat Kosova ka nevojë.
Kosovës sot më shumë se kurrë i duhet dije, intelektual të rinj, specialistë e ekspertë të fushave të ndryshme më shumë se diploma e militantë partish. Shumë nga të rinjtë sot ideal kanë pasurimin e shpejtë brenda natës, duke marrë shkas nga udhëheqësit e vendit, ose në rrugë të botës me çdo mjet dhe mënyrë dhe mbështetjes nga publiku.
Shkruan: Mexhid Ramusa

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img