19,09,2024

Maqedonia hedh në treg kartmonedhën “Nëna Terezë”

Must Read

Në fytyrën e monedhës në pjesën qendrore është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe shkrimi “2016“. Rreth monedhës, në gjatësi dhe perimetër janë shfaqur shkrimet në gjuhën maqedonase: “Republika e Maqedonisë” dhe  “100 denarë”.

Në pjesën e pasme, në qendër të monedhës është shfaqur portreti i Nënës Terezë.

Në anën e majtë janë shfaqur zbukurime në formë të kryqeve dhe zemrave.

Në anën e djathtë është shkruar data e lindjes dhe vdekjes së Nënë Terezës dhe “2016” , viti i shenjtërimit të saj.

Po ashtu është shënuar emri i Nënë Terezës në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Kjo monedhë është emetuar për qëllime koleksionimi por paraqet edhe mjet ligjor për pagesë në Republikën e Maqedonisë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi

Paraditen e sotme, në ambientet e Teatrit "Adriana" në organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img