U varros pjesëtari i FSK-së, Kapiten Sahit Goxhuli

Share

Në fshatin e tij të lindjes, në Makërmal të Skenderajt sot u varros me nderime të larta ushtarake Kapiten Sahit Goxhuli, ish-pjesëtar i Batalionit të Dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë të FSK-së në Istog.

Kapiteni Sahit Goxhuli për në banesën e tij të fundit u përcoll nga Togu Ceremonial i FSK-së, pjesëtarët të Batalionit të tij dhe të Brigadës për Reagim të Shpejtë, të FSK-së, kolegë të tij të shumtë, nga Baca Rifat Jashari, deputetë të Kuvendit të Kosovës, zyrtarë komunalë, familjarë e veteranë, si dhe shumë qytetarë të Skenderajt, Drenasit dhe të Kosovës.

Kapiten Sahit Goxhuli ndërroi jetë në moshën 39 vjeçare në një aksident derisa ishte nisur për të shkuar në punë.

Të ngjashme: