23,12,2024

Liria e shprehjes, rënie e re për Maqedoninë

Must Read

Vendi tani është në pozitën e 118 nga gjithsej 180 shtete. Krahasuar me vitin e kaluar, Maqedonia shënon 0.17 pikë të reja negative.

Në rezymenë e shkurtër për lirinë e shprehjes, thuhet se edhe pse shpifja nga viti 2012 nuk është vepër penale, ekziston kërcënim me gjoba të larta në para në veprimet civile.

“Janë ngritur të paktën 580 padi për shpifje nga fundi i viti 2014, prej të cilave dhjetëra kundër gazetarëve. Si rezultat, më shumë se gjysma e gazetarëve të Maqedonisë thonë se e censurojnë veten, tregon anketa e Sindikatës së gazetarëve dhe punonjësve të mediave”, thuhet në njoftimin e “Reporterët pa kufij”.

Si rezyme, liria e shprehjes në Maqedoni është nënvizuar me ngjyrë të kuqe, që do të thotë “Gjendje e vështirë”.

Në kontinentin evropian notë kaq të dobët kanë vetëm tre vende, Turqia, Rusia dhe Bjellorusia. Të gjithë fqinjët e vendit janë të paktën për një notë më të mirë se ne me titull “Probleme të dukshme”.

Vlerësim më të mirë ka situata në Serbi, ndërsa më afër Maqedonisë gjendet Bullgaria.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img