09,11,2024

Shqiptari i bëri vajzës propozim horror, fejesa u kthye në tragjedi

Must Read

Pasojat ishin të rënda, pasi 20­vjeçarja, me inicialet A.D., pas refuzimit u masakrua me thikë nga i dashuri i saj 33­ vjeçar, i cili më pas tentoi të vetëvritej. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 06:00, në lagjen Nr.8, Durrës, në vendin e punës së vajzës. Për pasojë 20­vjeçarja përfundoi në Spitalin Ushtarak të Tiranës në rrezik për jetën, ndërsa i dashuri i saj në spitalin e Durrësit, pasi u vetëplagos.

Sipas Policisë, ngjarja është zhvilluar në shtëpinë e një të moshuare në lagjen 8 të qytetit bregdetar, aty ku qëndronte e reja natën, për t’u kujdesur për të sëmurën. “Antonio Zani ka shkuar në banesën e shtetases N.M., ku e dashura e tij ishte e punësuar si kujdestare nate për të zonjën e shtëpisë, e cila ishte invalide dhe si rezultat i një konflikti çasti e ka goditur disa herë me thikë në trup. Për pasojë i ka shkaktuar plagë të rënda dhe shtetasja A.D. ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve”, bëri të ditur Policia, disa orë pasi hetoi dhe zbardhi ngjarjen.

Mësohet se edhe autori i dyshuar ka marrë plagë në trup dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Durrës, pasi me të njëjtën thikë që plagosi të dashurën, plagosi edhe veten. “Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën thika dhe një qese me një sasi lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa, si dhe tre aparate telefoni celularë. Nga kryerja e veprimeve hetimore dyshohet se autori ka qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike në momentin e kryerjes së veprës”, sqaroi Policia, e cila bëri të ditur se Zani është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe lëndëve narkotike.

Hetimi

Shkak për përplasjen mes çiftit të të dashuruarve mësohet të jetë bërë fakti se 20­ vjeçarja ka refuzuar propozimin për fejesë që i dashuri i saj 33­vjeçar i kishte bërë pak ditë më parë. Burime thanë për gazetën “Panorama” se të rinjtë kishin disa kohë të dashuruar dhe parimisht kishin rënë dakord për ta finalizuar me fejesë lidhjen e tyre. Por prindërit e vajzës, të cilët e njihnin 33­vjeçarin dhe precedentët e tij, mësohet se nuk kanë pranuar që vajza e tyre të fejohet me Zanin.

Në këto kushte, vajza i ka kthyer përgjigje negative të dashurit, duke refuzuar të takohej në vazhdim me të. Refuzimi i vajzës ka acaruar së tepërmi 33­vjeçarin, i cili, pasi kishte konsumuar alkool dhe hashash gjatë natës, në të gdhirë i shkon të dashurës në vendin e saj të punës për t’i kërkuar llogari. Pasi ishte futur në ambientet e brendshme të banesës të së moshuarës, për të cilën kujdesej gjatë natës e dashura e tij, ka filluar përplasjet me 20­vjeçaren.

Kjo e fundit i ka kërkuar disa herë të largohej, pasi po shqetësonte të moshuarën dhe banorët e lagjes, por Zani i revoltuar nuk e mori parasysh kërkesën e të dashurës. Mësohet se A.D. ka tentuar ta godasë me një karrige, me qëllim për ta larguar nga shtëpia e pronares së saj, ndërsa ai e ka qëlluar disa herë me thikë, duke e lënë të plagosur rëndë dhe të mbuluar nga gjaku. Zani ka menduar se e dashura ka vdekur si pasojë e goditjeve dhe ka vendosur të vetëvritej me të njëjtën thikë që plagosi rëndë 20­ vjeçaren. Por Zani u dërgua në kohë në spitalin e Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por i akuzuar për tentativë vrasjeje.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zyrtarët publikë të dhjetë komunave rrezikojnë të mbesin pa paga në nëntor, shkak kontrata kolektive

Zyrtarët publikë të mbi 10 komunave të Kosovës rrezikojnë që mbesin pa paga të muajit nëntor si shkak i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img