01,02,2026

Vuqiq: Njohja e Kosovës aktualisht është zgjidhja e vetme

Must Read

Vucic gjatë debatit në Parlamentin e Serbisë ka thënë se e vetmja zgjidhje e cila do të zgjidhte ‘Nyjën e Gordit’ është njohja e Kosovës por ne nuk do ta bëjmë këtë.

Kryeministri serb, Aleksander Vucic ka pranuar se zgjidhja e vetme në mes Kosovës e Serbisë, është njohja nga kjo e fundit, por që këtë nuk do ta bëjnë.

Ai gjatë debatit në zgjedhjen e qeverisë së re serbe, i ka kthyer përgjigje liderit të LDP’së, përkrahësit të njohjes së Kosovës, Çedomir Jovanoviqit, se ata në Serbi gënjejnë njëri-tjetrin se Kosova është më e çmuara, por individët dinë pak për Kosovën.

Vucic ka thënë se shumë serbë nuk e kanë idenë se ku ndodhet Drenasi dhe se a jetojnë atje serbë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së rëndë

Më 01.02.2026, rreth orës 01:40, policia në Kaçanik ka pranuar informacione se dy persona po tentonin të thyenin dritaren...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img