23,12,2024

Refugjatët myslimanë konvertohen në të krishterë për “të fituar azilin”

Must Read

Mirëpo në Sekretariatin Shtetëror për M igracion (SEM) theksojnë se në vendimin për dhënien ose jo të azilit, nuk luan asnjë rol konvertimi i personit të caktuar nga islami në krishterizëm. “Ne gjithmonë shikojmë rastet individuale nëse veprohet sipas ligjit të azilit ose jo”.

Ndërkohë që kishat vendore të Gjermanisë përballen me dukurinë në rritje të braktisjes së tyre nga besimtarët tradcionalë, gjithnjë më shumë refugjatë të besimit islam zgjedhin të konvertohen në fenë e krishterë. Kështu, në Gjermani nga viti 2014 e deri tash besimin islam me atë të krishterë e kanë ndërruar më shumë se 2000 veta, shkruan 20minuten.ch.

Kalimi në krishterizëm vihet re më tepër te afganët dhe kurdët. Sigurisht, një rol në këtë konvertim e luan fakti se në vendet e tyre të prejardhjes mbretëron një version më radikal i islamit”, shprehet koordinatorja e Zyrës për çështje integrimi dhe religjioni, Kathrin Anliker.

Shumica e refugjatëve që kalojnë në besimin e krishterë këtë e bëjnë duke kaluar në kishat e lira, jo tradicionale, përcjell albinfo.ch. Kështu, një kishë e lirë në Cyrih përmes pastorit të saj pers bën kthimin e iranianëve dhe afganëve në krishterizëm. Në meshat e kësaj kishe marrin pjesë mesatarisht nga 69 veta

Por gjithnjë mbetet problematik motivi që i shtyn këta refugjatë të kalojnë nga feja islame në atë të krishterë. Anliker dallon tre motive: Së pari, ka refugjatë që në mënyrë të sinqertë ose nga bindja personale bëhen të krishterë. Së dyti, ka refugjatë myslimanë të cilët interesohen për krishterimin për të fituar qasje në shoqërinë vendore, përcjell albinfo.ch shkrimin e portalit zviceran. Por njihen edhe raste kur refugjatët udhëhiqen nga iluzioni se duke kaluar në krishterizëm i përmirësojnë shanset e tyre për të fituar azilin.

Mirëpo Lea Wertheimer nga Sekretariati Shtetëror për M igracion (SEM) thekson se në vendimin për dhënien ose jo të azilit, nuk luan asnjë rol konvertimi i personit të caktuar nga islami në krishterizëm. “Ne gjithmonë shikojmë rastet individuale nëse veprohet sipas ligjit të azilit ose jo.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img