22,12,2024

AAK paralajmëron Qeverinë: Ju pret fati i Esat Pashës

Must Read

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i udhëhequr nga Pal Lekaj, i është kundërpërgjigjur nëpërmjet një reagimi kryeministrit Isa Mustafa, ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe kryetarit të Komisionit Qeveritar për Demarkacion, Murat Meha, pas deklaratave të tyre të bëra gjatë një konference për media të mbajtur sot.

Deputetët e AAK’së e kanë krahasuar konferencën e sotme të Mustafës, Hoxhajt dhe Mehës me konferencën e vitit 1989, kur Kosovës i ishte suprimuar autonomia.

Sipas AAK’së, Mustafa, Hoxhaj e Meha folën padrejtësisht për historinë e kufijve të Kosovës.

Deputetët e AAK’së kanë thënë se e kundërshtojnë versionin aktual të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, sepse, sipas tyre, “ky nuk sjellë paqe, por diçka tjetër, për gjenerata e gjenerata”.

Ky është reagimi i plotë i GP të AAK’së:

“Konferenca e sotme e Isa Mustafës, sikur ajo e vitit 1989 kur ia suprimuan autonominë Kosovës e thonin se Kosova nuk humbë asgjë.

Isa Mustafa, Enver Hoxhaj dhe Murat Meha, në emër të së vërtetës historike të kufijve, sot folën padrejtësisht për historinë e kufijve të Kosovës.

Fatin e keq për qytetarët e keni vulosur që ditën e parë të kapjes së shtetit, bashkë. Na i thoni të arriturat e qeverisë tuaj, ne po ua përmendim vetëm një, jeni peng i së keqes për ketë veproni në dëm të Kosovës.

Mos tentoni ta përgjithsoni fajin tuaj, për mos liberalizim të vizave. Ai proces është vështirë i realizueshëm, përderisa të jenë në pushtet zhvatësit e “3%”.

Sa i përket kufirit, dhe historisë së tij, të tillë njerëz si puna juaj, mjerisht kanë qenë në udhëheqjen e këtyre tokave sa herë janë copëtuar e falur ato, prandaj i kanë ndodh padrejtësi të ngjashme siç po tentoni të bëni edhe sot, por kësaj radhe nuk do të kaloni lehtë. Do të ndiqeni me gjenerata nga fati i Esat Pashes. Për situata jashtë kontrollit fajet do të bien mbi juve.

Opozita ka bërë çmos që të krijojë rrethanat që të kemi proces të mirëfilltë të demarkacionit. Që një vit bashkë me shumë ekspertë kemi ofruar argumente për Kosovën me kufijtë e vërtetë, siç i ka pasë ndër gjenerata.

Ne e kundërshtojmë këtë version që po tentoni ta impononi, sepse ky nuk sjellë paqe, por diçka tjetër, për gjenerata e gjenerata.

E paskeni marrë guximin dhe e keni përmend procesin e demarkacionit të kufirit me Serbinë, ende pa përfunduar ketë që keni nisur me Malin e Zi. Ne nuk do të ndalemi se angazhuari që ju deri në atë kohë të jeni në burg, nuk do të lejojmë t’iu besohet edhe ai proces. Kosova nuk e ka luksin të qeveriset e të përfundojë procese kaq të ndjeshme me njerëz si ju.

Tu thuash ekspertëve, ndër më të mirëve të Gjeografisë, të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, të së Drejtës Ndërkombëtare Publike e të drejtimeve tjera, se nuk e kanë lexuar asnjë rresht, nuk është asgjë tjetër vetëm tendencë për të mbuluar falsifikimin e procesit, për t’ua zbehë gjykimet që janë totalisht në kundërshtim me ato çka i keni thënë ju për këtë proces. Ne nuk do të harrojmë se keni prezantuar dokumente të falsifikuara vetëm për të legjitimuar marrëveshjen.

Kryeministër bashkë me vasalet tuaj, a jeni të vetëdijshëm pse ndodhi lufta para 17 vitesh? Për të patur territor të pa cenuar, për të qenë të lirë brenda këtij territori. Gjatë asaj konferencës tuaj, ju iu referuat historisë, me të drejtë, por folet gjëra të padrejta për historinë e këtyre tokave e për gjeneratat që jetuan e luftuan para nesh për to, për këtë do të duhej t’u vinte TURP!”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img