10,11,2024

KDI: Hedhja e gazit lotsjellës, cenim i demokracisë dhe jetës parlamentare

Must Read

Rikthimi i veprimeve jo parlamentare, siç është hedhja e gazit lotsjellës për të ndërprerë punën e komisionit parlamentar, në këtë rast Komisionit për Punë të Jashtme, është cenim i demokracisë dhe jetës parlamentare, thuhet në komunikatën e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).

Në vazhdim KDI u bën thirrje të gjithë deputetëve dhe subjekteve politike që të ushtrojnë të drejtat e tyre parlamentare dhe të mos cenojnë të drejtën e asnjërit deputet për të ushtruar mandatin dhe përgjegjësitë kushtetuese për të cilat janë të zgjedhur.

Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi është një marrëveshje e cila pasi ka kaluar nëpërmes kundërshtimeve dhe argumentimeve “pro dhe kundër”, duhet të trajtohet përmes mekanizmave institucionalë, qoftë për t’u ratifikuar apo dhe për t’u hedhur poshtë si marrëveshje e pavlefshme. Procedimi i marrëveshjes me procedura të përshpejtuara është i panevojshëm, ndërsa deputetëve e komisioneve duhet t’u lihet kohë e mjaftueshme në dispozicion për të trajtuar me hollësi këtë marrëveshje.

Kuvendi është organi më i lartë vendimmarrës që vendos për marrëveshjen, dhe asnjëri deputet ose grup politik nuk ka të drejtë të pengojë vullnetin e asnjërit nga deputet tjerë për të votuar pro apo kundër kësaj marrëveshje.

Përdorimi i veprimeve jo parlamentare dhe ashpërsimi situatës politike mund të prodhojë dhunë dhe të provokojë tensione të reja. Prandaj ne bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe veprimet e tyre të jenë komfor rendit juridik dhe kushtetues, në bazë të cilit dhe janë zgjedhur, thuhet në fund të komunikatës së KDI-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zyrtarët publikë të dhjetë komunave rrezikojnë të mbesin pa paga në nëntor, shkak kontrata kolektive

Zyrtarët publikë të mbi 10 komunave të Kosovës rrezikojnë që mbesin pa paga të muajit nëntor si shkak i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img