Qeveria e Serbisë, duke nisur nga dita e sotme, do të ketë një ministre, e cila është lesbike.
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, kur ka prezantuar kabinetin e tij të ri gjatë ditës së sotme, është shprehur se ministrja e Administrimit Shtetëror dhe e Administrimit Lokal në Serbi, Ana Brnabiq është lezbike. Ai ka shtuar se aspektet private të ministres nuk i interesojnë, raporton B92, transmeton lajmi.net.
“Ana Brnabiq dhe unë kemi biseduar lidhur me faktin e sipërpërmendur. Ajo nuk e fsheh faktin se është lezbike. Ajo është kaq e mirë dhe e dashur”, tha Vuçiq, i cili ka paralajmëruar së shpejti formimin e qeverisë. /Lajmi.net/
.