22,01,2026

Përmbytjet në Maqedoni: Shqipëria e gatshme për të ndihmuar

Must Read

Në këtë deklaratë thuhet se ministri Ditmir Bushati ka biseduar sot me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Nikola Poposki, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Integrimit Arbër Ademi, si dhe me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Në emër të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, Bushati shprehu ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave dhe përcolli solidaritetin e Shqipërisë në këto momente të vështira.

“Shprehim gatishmërinë e plotë për të mbështetur autoritetet qendrore dhe vendore të Maqedonisë për tejkalimin e kësaj situate të rëndë humanitare”, theksoi Bushati.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img