12,09,2025

Ushtria e Shqipërisë në aksion për pastrimin e plazheve

Must Read

Ky angazhim i Forcave të Armatosura vjen për shkak të një emergjence mjedisore, që është shqetësuese jo vetëm për pushuesit, por një problem edhe për turizmin në tërësi.

Aksioni për pastrimin e vijës bregdetare është ndjekur nga afër edhe nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila përveç falënderimit të trupave, ka dhënë edhe një mesazh për qytetarët.

“Nuk po kërkojnë pokemona! Nuk janë as pushues, janë pjesëtarë të Forcave të Armatosura, të cilët në 40 gradë kanë nisur sensibilizimin nga Vlora në Ksamil, për të mos ndotur mjedisin dhe për ta mbajtur atë pastër. Sensibilizohuni dhe ndiqni shembullin! Nuk mund ta bëjë përherë ushtria”, shkruan në Facebook, ministrja e Mbrojtjes.

1470481006kodhelii

Forcat e Armatosura do të jenë prezente çdo ditë deri në fund të sezonit turistik për pastrimin e vijës bregdetare.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar pas një incidenti me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img