27,11,2025

Dokumente të CIA-s, përshkruajnë karrierën e karakterin e Millosheviqit (Dokument)

Must Read
Ballina e Nedeljnik-ut

Nedeljnik në numrin e ri ka publikuar këto dokumente të CIA-s që përcjellin jetën politike të Millosheviqit gjatë viteve të tetëdhjeta e nëntëdhjeta.

Siç shkruan në këtë revistë, SHBA e kishte krijuar Millosheviqin në armikun më të madh, nga “politikani i kujdesshëm dhe sharmant”, transmeton lajmi.net.

Në një dokument, siç thuhet në Nedeljnik, ekziston ky fakt: “Në prill të vitit 1987, Millosheviq kishte tërhequr vëmendje ndërkombëtare me vizitën e tij dramatike në protestën e serbëve të Kosovës”.

Mirëpo, siç thuhet në këtë shkrim të këtij mediumi serb, CIA, kinse ka arritur që fjalimin e tij në tubimin e Fushë Kosovës, ta ndryshojë në dëm të Millosheviqit. Pra, siç thuhet, Millosheviqi, kinse ka përmendur aty hapjen e tregut dhe zhvillimin ekonomik, por se CIA e ka hequr këtë pjesë.

Dokumenti

Dhe, siç shkruan Nedeljnik, kjo ka sjell që SHBA si lideri i NATO-së, të udhëheqë sulmin në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë.

Në pjesën e dytë të raportit që quhet “Një për një”, Millosheviq përshkruhet si “një folës impresiv, i sigurt, gjithmonë dominues në bisedimet sy-më-sy”.

Aty thuhet se, ish kreu i Serbisë e Jugosllavisë, “jo vetëm që është i qetë gjatë takimeve në zyrën e tij”, por edhe “është mjeshtër për mendime dhe marrje të vendimeve nën presion”./lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img