27,11,2025

Reagojnë organizatat në Kosovë për mizorinë ndaj kafshëve në Durrës

Must Read

Pamjet e rënda u shfaqen përmes një video të postuar nga faqja “Jeta Osh Qef” në rrjete të ndryshme sociale, por edhe media.

Me anë të një deklarate, rrjeti i organizatave për mbrojtjen e kafshëve në Kosovë, ka kërkuar se duhet urgjentisht të merren masa për parandalimin e këtyre mizorive, ku akte të tilla shihen veçse në vende të botës së tretë.

“Shqipëria, si vend  anëtar i NATO-së dhe vend kandidat për anëtarësim në BE, dhe Kosova si shtet i ri që synon integrimin e plotë në familjen euro-atlantike, që të dyja janë zotuar se do të përqafojnë vlerat dhe standardet më të lartë të civilizimit evropian. Fatkeqësisht mizoritë ndaj kafshëve, që sot mund të hasen gjithandej trojeve shqiptare, janë pasqyrë e keqe e kombit tonë si dhe janë një tregues i frikshëm i potencialit tonë për dhunë dhe jotolerancë”, thuhet në deklaratë.

Ndërkaq, rrjeti i organizatave për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve në Kosovë ka theksuar se ofron të gjithë ndihmën dhe përkrahjen e vet për organizatat si motra në Shqipëri dhe fuqishëm kërkon veprimin e pakompromis të autoriteteve shqiptare.

//

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img