12,09,2025

EULEX-i do të merret me “Pronto 2”

Must Read

Kryeprokuroi i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti të enjten në një takim pune kryeprokurorin e EULEX-it, Claudio Pala.

Pas këtij takimi, kryeprokurori i EULEX-it, Pala e ka ngarkuar prokurorin përgjegjës për rastin e ashtuquajtur të “MTPT”-së për ta bërë një vlerësim të përmbajtjes së telekomunikimeve të përgjuara, për të gjetur nëse ekziston ose jo dyshimi i bazuar për inicimin e hetimit për pohimet e përmbajtura që dallojnë nga ato për të cilat tashmë është marrë vendimi për ndërprerjen e hetimit. Raporti mbi këtë vlerësim do t’i dorëzohet kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi.

Më pas varësisht nga informatat e pranuara nga prokurori ndërkombëtar i çështjes, nëse nuk është bërë hetimi i atyre telekomunikimeve, nga kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, do të krijohet një ekip i prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të cilët do ta verifikojnë dhe analizojnë përmbajtjen e telekomunikimeve në mënyrë që të arrihet përfundimi se a ekzistojnë elemente të ndonjë vepre penale, të kryera nga subjektet e përgjuara, të cilat mund të ndiqen penalisht.

Nëse do të gjenden elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale, të cilat do të mund të ndiqen penalisht, prokuroria do t’i fillojë hetimet për ato vepra penale, pavarësisht se nga kush mund të jenë kryer.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Përkujtohet Heroi i Kosovës, Rexhep Bislimi, në 28-vjetorin e aksionit të parë të UÇK-së në Ferizaj

Ferizaj, 12 shtator 2025 – Sot në Ferizaj u përkujtua një nga momentet më të rëndësishme të historisë së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img