27,12,2024

Ballkani dhe Kosova rrezikohen nga terrorizmi

Must Read

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka vlerësuar se shteti i Kosovës ka një siguri të brishtë dhe të sfiduar.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Ramadani ka thënë se terrorizmi është kërcënim në rritje ndaj rajonit dhe Kosovës.

Sipas tij, Ballkani dhe Kosova rrezikohen nga terrorizmi ndërkombëtar në dimensionin strategjik dhe pushtues, dimensionin njerëzor, dimensionin e mesazhit si dhe në dimensionin e kombinimit të motiveve ideologjike dhe lokale.

Ai ka theksuar se problemet lokale në Ballkan mund të keqpërdoren nga organizatat e ndryshme, duke çuar ujë në mulli të terrorizmit ndërkombëtar.

Megjithatë, Ramadani ka vlerësuar se Kosova ka filluar ndërmarrjen e masave në nivele të ndryshme dhe sipas tij, mekanizmat e sigurisë po përdorin qasjen e tyre ligjore dhe profesionale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img