23,12,2024

Aksidenti në Velipojë, dy nga viktimat do martoheshin më 14 gusht

Must Read

Artenisa dhe Besmiri ishin të fejuar dhe do të martoheshin më 14 gusht. Por ëndrrat dhe gjithë gëzimi u pre në mes 12 ditë nga dita kur ajo do të vishte fustanin e bardhë ndërsa Besmiri kostumin e dhëndrit.

Besmir Kola dhe Artenisa Peraj nga Kakarriqi i Lezhës së bashku me dy miqtë e tij italianë kishin shkuar në plazhin e Velipojës . Besmir Kola ka qenë drejtuesi i mjetit BMË me targa AA767HF i cili ka humbur kontrollin duke bërë që makina të binte në kanalin e Vilunit dhe nga aty të mos dilte asnjëri prej tyre i gjallë. Në aksident humbi jetën edhe  shtetasi italian Xhorxho Anxhelo, 23 vjeç dhe një tjetër shtetas italian ende i pa identifikuar i moshë rreth 25 – 26 vjeç.

“Në vendngjarje ndodhet grupi herimor të cilët po vazhdojnë me kryrjen e veprimeve dhe sqarimin e plotë të ngjarjes dhe paraprakisht shkaku është humbja e kontrollit”, informon policia. Ndërkohë aksi ku ndodhi aksidenti është tejet i amortizuar dhe nuk ka ndriçim.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img