22,12,2024

Rriten sulmet ndaj emigrantëve në Ballkan

Must Read
Refugjatet irakiane

Organizata mjekësore humanitare “Medecins Sans Frontieres” (MSF), ka paralajmëruar për një rritje të sulmeve të dhunshme ndaj emigrantëve dhe refugjatëve në Ballkan që nga pranvera.

“Që nga maji ne kemi regjistruar një rritje të dhunës ndaj refugjatëve që kthehen nga Hungaria. Më shumë se 100 syresh kanë kërkuar ndihmë për të mjekuar lëndimet e tyre”, tha François Tillete de Mautort, zyrtar për çështjet humanitare i MSF-së në Serbi.

Ai tha që të plagosurit përfshinin gra dhe fëmijë, jo vetëm burra siç ka qenë rasti më përpara.

“Migrantët po lëndohen me grushte, shkopinj gome, gaz lotsjellës, korrent elektrik dhe kafshime qensh. Ka dhe njerëz me uniformë në Hungari që po i vjedhin”, tha për BIRN De Mautort.

De Mautort konfirmoi që emigrantët akoma po arrinin të shkonin në kufi me Hungarinë edhe pse pengesat që i shfaqen rrugës janë shtuar.

Sipas tij, emigrantët dhe refugjatët në Maqedoni hasin në probleme për shkak të dhunës nga trafikantët, kurse në Bullgari dhe Hungari nga ushtria dhe policia.

Ka pasur dhe raporte të sulmeve të dhunshme seksuale kundër emigrantëve dhe refugjatëve në Maqedoni.

“Ne japim ndihmë psikologjike për emigrantët por ata janë në rrugë e sipër dhe nuk mund të punojmë me ata për një kohë të gjatë sepse lëvizin”, tha De Mautort.

“Ne nuk kemi informacion në mënyrën se si kurohen këto njerëz në vendet kur arrijnë. Ne mbështetemi në sistemin shëndetësor dhe në mënyrën si reagojnë”, tha ai.

De Mautort tha se mbështetja psikologjike për emigrantët nuk ishte shumë efektive në të ashtuquajturin “korridori ballkanik,” por megjithatë grupe lëvizëse në Serbi po bënin të pamundurën për t’i ndihmuar.

“Ne i kontaktojmë njerëzit në nevojë, zakonisht rrugës, por edhe aty ku kemi mundësi hyrjeje në kampet e refugjatëve. Ky problem nuk po qaset mjaftueshëm gjatë rrugës”, tha ai.

Ai tha që MSF do të donte të operonte në Bullgari, por ky vend ishte bërë pengues për organizatat humanitare dhe punonjësit e tyre.

“Ka një arsye pse ne koordinohemi nga Beogradi, sepse edhe pse emigrantët vijnë nga Maqedonia ose Bullgaria ata duhet të kalojnë nga Beogradi rrugës për në BE”, tha ai.

Ai përfundoi duke thënë që kontrollet e kufijve zor se do ta ndalojnë rrjedhjen e refugjatëve. “Mbyllja e kufijve nuk do t’i dekurajojë njerëzit nga emigrimi. Thjesht do t’i vërë ata në një pozicion më vulnerabël dhe t’i ekspozojë ndaj trafikantëve”, paralajmëroi ai./kallxo.com

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img