08,09,2024

“Lufta e re në Ballkan” – Shqiptarët, kroatët dhe boshnjakët bashkë, serbët të vetmuar

Must Read

E përditshmja më e madhe serbe “Blic” sot ka dalë me një ballinë nxitëse për luftëra të reja në Ballkan.

Ballina me titull “Ballkani sërish bure baruti”, portretizon liderët ballkanik duke u nisur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, etj., transmeton lajmi.net.

Në tekstin me mbititull “Në rajon sërish përmenden vitet e luftës”, janë edhe Bakir Izetbegoviq, përfaqësues i presidencës boshnjake, pastaj krimineli serb, Vojisllav Sheshel, kryetari i SPS-it, Ivica Daçiq, ish komandanti boshnjak, Naser Oriq dhe ish gjeneral majori kroat, Branimir Glavash.

“Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë, Kroacisë dhe Bosnjës qe një kohë të gjatë nuk kanë qenë në nivel me të ulët. Daçiq: Deklarimet e Kroacisë ngjasojnë me ato të vitit 1940. Ministri kroat Kovaç: Propaganda e Serbisë të kujton vitet e 90-ta të agresionit të Millosheviqit”, është nëntitulli i gazetës serbe, transmeton lajmi.net.

Deklarata e presidentit kosovar nuk është përfshirë, por ka të bëjë me përmendjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë.

Kohëve të fundit në Serbi përmendet gjithnjë e më shumë se “Blic” ka rënë në “duart” e kryeministrit Alekandar Vuçiq, prandaj një tekst i tillë shihet edhe si përçim i mesazhit të Vuçiqit. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sonte nis Festivali i Teatrove në Ferizaj, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img