20,09,2024

Atentati me snajper, një polic i burgut të Vaqarrit nën hetim

Must Read
Gazmir Daci

Punonjësi i policisë së burgut të Vaqarrit dyshohet se ka njohje të mëparshme shoqërore me familjen Kolaveri dhe nga ky fakt kanë lindur dyshimet për bashkëpunim në atentat. Megjithatë bëhet me dije se po hetohet intensivisht, për të siguruar prova të mjaftueshme që mund të vërtetojnë implikimin e punonjësit të burgjeve në ngjarjen 30 korrikut.

Ergys Kolaveri dhe Enea Ceka, tentuan të vrisnin me snajper brenda burgut nga një distancë prej 150 metrash, 27­ vjeçarin Elson (Gazmir) Daci, i cili ishte arrestuar nga policia si autor i dyshuar i vrasjes me 4 nëntor të viti 2015 të Valmir Kolaverit dhe plagosjen e Robert Kolvaerit, njofton tvklan.

Të shtunën dy kushërinjtë gabuan shënjestër dhe plagosën në këmbë kosovarin Lili Dulaj. Konflikti mes palëve dyshohet të ketë lindur pas prishjes së pazareve për trafikun e emigranteve nga Franca në Drejtim të Anglisë. Ky dyshohet se vëllezërit Kolaveri ta kenë dhunuar fizikisht në francë dhe 27 vjeçari është hakmarrë duke vrarë njërin prej tyre.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi

Paraditen e sotme, në ambientet e Teatrit "Adriana" në organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img