10,11,2025

Gjermani i vendosë një kusht tjetër Serbisë, në rrugën drejt BE-së

Must Read

 

Përveç Kosovës e cila thuajse në shumë kapituj vazhdon të jetë pengesë, tashmë Gjermania kërkon që Beogradi zyrtar të gjejë dhe dënojë sulmuesit e Ambasadës së këtij vendi  në shkurt 2008.

Ginter Krihbaum, kryesues i Këshillit për çështje evropiane në Parlamentin gjerman, ka bërë të ditur se ‘shtatë kushtet e Bundestagut’, të cilat para disa viteve i janë prezantuar Serbisë.

Ai tha se  me iniciativë të grupit të tij parlamentar, kryesisht ato kushte janë plotësuar, raportojnë mediat serbe.

Për këtë shkak Bundestagu vitin e kaluar ka pranuar hapjen e kapitujve të parë në bisedimet e Serbisë me Bashkimin Evropian, citohet të ketë deklaruar Krihbaum.

Megjithatë, bisedimet nuk mund të përfundojnë para se të hetohet plotësisht sulmi mbi Ambasadën gjermane në Beograd në shkurt të vitit 2008, kur Kosova kishte shpallur pavarësinë.

Në rezolutën e 27 qershorit 2013, Bundestagu  ka deklaruar se bisedimet nuk mund të përmbyllen para se të hetohet plotësisht sulmi në ambasadën gjermane në shkurt 2008 dhe  kryesit të sillen para drejtësisë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img