30,06,2025

Rrezikuan mbytjen e emigrantëve shqiptarë, dënohen tre shtetasit britanikë

Must Read

Robert Stilwell, 33, nga Dartford, është dënuar me 4 vjet pasi u akuzua fajtor për tentativën e trafikut drejt Britanisë të 18 shqiptarëve përmes një varke, duke rrezikuar mbytjen e tyre.

Mbrëmjen e 28 majit, 15 burra, një grua dhe dy fëmijë shqiptarë u shpëtuan nga rojet bregdetare pas telefonatës së familjarëve të tyre se rrezikonin të mbyteshin pasi varka ku ata po lundronin ishte duke u fundosur.

Robert Stilwell dhe bashkëpunëtori i tij, Mark Stribling, 35, pranuan akuzat dhe të dy janë dënuar nga gjykata e Maidstone. Ndërkohë një tjetër anglez Stephen Jackson u dënua nga gjykata e Lewes pasi tentoi të fuste në Angli një grup shqiptarësh 6 ditë më përpara, ngjarjes në brigjet e kanalit anglez, Kent.

Jackson, 51 vjeç u dënua me 4 vjet e 9 muaj burg për ngjarjen e 23 majit kur përmes një varke tentoi të fuste në Angli një grup tjetër shqiptarësh.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Kryesuesi Xhavit Zariqi. Në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img