18,05,2024

Aksident në Golem: Po jep shpirt, ambulanca nuk duket gjëkundi (Video +18)

Must Read

Rasti më i fundit është shënuar në Golem, ku një djalë është përplasur nga një makina teksa ishte duke kaluar rrugën. Djali, i cili duket se është pushues për shkak se gjendet vetëm me pantallonat e plazhit, është nxjerrë në anë të rrugës nga vëllai i tij që e shoqëronte.

Ajo që përbën skandal në këtë histori, është vonesa e ambulancës. Qytetarët raportues që kanë sjellë videon pranë Jeta Osh Qef, thonë se ambulanca është vonuar për mbi 20 minuta. Siç duket në video, djali ka gjakderdhje nga koka dhe gërvishtje në trup. Sipas denoncimit edhe policia ka mbërritur me vonesë.

Menjëherë me mbërritjen e policisë, një efektiv ka zbritur nga makina, ka pyetur nëse djali kishte të njohur aty pranë, e kur ka marrë përgjigje nga vëllai, polici i është drejtuar me fjalët: kapeni çuna, ndihmojeni të gjithë bashkë, s’kemi çfarë bëjmë, më mirë t’i japim ndihmën kështu”.  I plagosuri është marrë në krah nga polici dhe të plagosurit për tu transportuar më tej në spital.

//

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img