19,09,2024

Thaçi paralajmëron daljen nga politika

Must Read

Daljen e vet nga politika kryetari i Kosovës sot e ka paralajmëruar në një medium të Beogradit, transmeton Koha.net.

Në një intervistë të gjatë për gazetën “Danas”, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar largimin e vet nga skena politike e Kosovës.

“Dëshiroj të theksoj se politika nuk është jeta ime. Presidenca është dalja ime nga jeta institucionale e politikës kosovare”, citon kjo gazetë të ketë thënë Thaçi, pa saktësuar nëse kryetari aktual e synon edhe një mandat në Presidencë, njofton Koha.net.
Kryetari i vendit, pasi ka ritreguar edhe se si “është zgjedhur me shumicën e votave të Kuvendit në krye të shtetit”, ka folur për viktimat e luftës në hapësirat e ish- Jugosllavisë.

“Kosova së shpejti do të hapë kapitujt e gjetjes së drejtësisë nëpër gjykatat ndërkombëtare për gjenocidin e Slobodan Milosheviqit dhe për këtë jemi përgatitur një kohë të gjatë”, ka thënë Thaçi, i cili, më pas ka përmendur vizitën që e ka bërë në Stara- Grackë ku në korrikun e vitit 1999 u vranë 14 serbë ndërsa ka mohuar që ndonjë krim i pasluftës në Kosovë të jetë bërë nga UÇK-ja.

Duke folur për dialogun Kosovës e Serbisë, Thaçi ka thënë se ai po i zbut marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe po e përafron Beogradin e Tiranën.
Në fund të intervistës, kryetari Thaçi ka bërë një rikapitulim të karrierës së vet politike duke paralajmëruar daljen e vet nga skena politike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi

Paraditen e sotme, në ambientet e Teatrit "Adriana" në organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img