26,11,2024

Këngëtarit nacionalist serb nuk i lejohet të këndojë në Zvicër

Must Read
Mirko Pajcin

Këshilli Komunal ia ka tërhequr lejen e dhënë më parë organizatorit, një shoqate kulturore serbe nga Bazeli, për mbajtjen e koncertit në fjalë, shkruan BZ Basel.

Sipas autoriteteve, mbajtja e koncertit do të përbënte rrezik për sigurinë. Për të ardhur në këtë konstatim, komuna është mbështetur në rekomandimet e Policisë Kantonale të Aargaut, përcjell albinfo.ch. Këngëtari 49 vjeçar Pajcin me emrin artistik “Knindza” (një aluzion në një njësit paramilitar serb) ka rënë në sy, së paku në një kohë të mëhershme me këndimin e këngëve nacionaliste dhe të radikalizmit të djathtë. Veç tjerash ai ka himnizuar krimet serbe gjatë luftës së Kroacisë nga viti 1991-1995.

Sigurisht, organizatorët janë dëshpëruar nga kjo ndalesë, shkruan bz. Kryetari i shoqatës ka vërtetuar se “Knindza” më parë ka kënduar këngë me përmbajtje nacionaliste, por ai tashmë ka ndryshuar. “Sot ai këndon para së gjithash këngë gazmore”. Ai është i bindur se Pakcin në Aarburg nuk do të këndonte asnjërën nga këngët e tij të vjetra.

Ngjashëm me këtë rast ka ndodhur javën e kaluar me koncertin e paralajmëruar të rokerit nacionalist kroat Marko Perkovic dhe bendit të tij “Thompson”, transmeton albinfo.ch. Firma që shet bileta “Starticket” ka njoftuar se ka ndërprerë shitjen e biletave, për shkak të reaksioneve negative./Albinfo.ch

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img