22,11,2024

Shaqiri: Ali Ahmeti e dinte për ‘Kumanovën’ (Video)

Must Read
Xhezair Shaqiri

“Pushtetin e kanë një strukturë e kriminalizuar dhe shqiptarët kurrë s’kanë qenë më të poshtëruar se me këtë pushtet të përbërë nga VMRO-BDI”, ka thane ai.

Shaqiri ka lëshuar akuza ndaj Ali Ahmetit, duke thënë se ai i ka tradhtuar, sepse po të ishte i aftë, do të bënte luftë në Kërçovë, por lufta është bërë në Kumanovë.

Komandant Hoxha në vazhdim ka folur për takimin e tij me të ikurin nga grupi i Kumanoves, Sulejman Osmani.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=CNU8dh5rdIc?feature=oembed&w=640&h=360]

“Sulejman Osmanin e kam pyet se a janë dorëzuar të gjithë dhe e kam inçizuar, por Ali Ahmeti më kundërshton, për arsye se do ta fsheh krimin, për shkak se është pjesëmarrës në qeveri”, ka thëne ai.

Ai ka vazhduar duke thënë se, Ali Ahmeti ka qenë ne dijeni për aksionin në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

Duke folur për shkrimet e mediave për torturat e të burgosurve në Maqedoni, ai thotë se torturat janë edhe më të mëdha sesa që trajtohen nëpër media.

Ai thotë se asnjë ministër nga Kosova ose Shqipëria nuk folur kundër maltretimeve qe i bëhen të burgosurve në Maqedoni.

Shaqiri thotë se situata politike në Maqedoni është aq e rëndë, sa nuk ka qenë e tillë as në kohën e Titos.

“Derisa shqiptarët dalin ne protestë kundër grusht-shtetit në Turqi, ata nuk janë të interesuar të organizohen  për të drejtat e tyre”, ka thane Shaqiri.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img