06,02,2025

EULEX-i do t’i lë në duart e gjykatësve vendorë rastet Lushtaku, Syla dhe Muja

Must Read

Shumica e rasteve të mëdha që janë duke u gjykuar e hetuar nga EULEX-i, pritet t’u kalojnë në punë gjyqtarëve vendorë.

KTV ka mësuar nga burime brenda misionit evropian se për shkak të shkurtimeve në staf, EULEX-i do të mbajë vetëm 2 ose 3 raste të shqyrtimeve kryesore, transmeton Koha.net.

Kundër gjykimit të rastit KEK nga vendorët, është shprehur avokati i Sami Lushtakut dhe ka dhënë arsyet për këtë. Në Gjykatën Themelore, kanë thënë se lënda ende është në EULEX dhe ata nuk kanë informacione për të.

Përpos rastit për keqpërdorim të miliona eurove me tenderë të KEK-ut, edhe raste si ai i Ramadan Mujës e tjetri ndaj Azem Sylës e të tjerëve pritet të gjykohen nga vendorët.

Gjatë majit, shumë gjykime ishin shtyrë për shkak të paqartësive për vazhdim ose jo të mandatit të EULEX-it. Kuvendi ka vendosur të vazhdojë mandatin e misionit më të madh evropian edhe për 2 vjet, por me kufizime.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur personi që ishte zhdukur, ndalohet një i dyshuar

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ndaluar për  48 orë një person për shkak të dyshimit për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img