25,11,2024

Çfarë dëshmoi i riu në polici pasi që u denoncua se e la shtatzënë kushërirën

Must Read
perdhunim

Madje, para grupit hetimor ai ka deklaruar se kurrsesi nuk ka bërë diçka të tillë dhe e ka quajtur të pashpjegueshme akuzën ndaj tij të ngritur pikërisht nga kushërira.

Policia e Korçës ka qëndruar diskrete për të dhënë detaje për këtë rast, për shkakun që dy personat kanë lidhje të afërta gjaku mes tyre. Zyrtarisht, nga ana e policisë deklarohet se hetimi po zhvillohet në gjendje të lirë ndaj të akuzuarit. “Vajza 17­vjeçare ka kallëzuar se në muajin dhjetor të vitit 2015 ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, me shtetasin L.L., me të cilin ka lidhje gjaku dhe ka mbetur shtatzënë.

Burime zyrtare të Policisë bënë me dije se ende nuk dihet qartë se si për 7 muaj vajza nuk e ka denoncuar kushëririn, gjë të cilën e ka bërë vetëm një ditë me parë dhe se pavarësisht se është pyetur lidhur me këtë pjesë edhe ajo vetë nuk ka qenë konkrete në argumentet e saj. Po të njëjtat burime thonë se tani është e vështirë të provohet nëse vërtet ka pasur abuzim seksual me të miturën nga ana e të akuzuarit për shkak të periudhës së gjatë që ka kaluar, ndërsa do të hetohet në disa pista.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale ‘marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari’”, bën të ditur Policia. Ndryshe nga dëshmia e vajzës, sipas së cilës bëhet fjalë për përdhunim, kjo akuzë nuk është ngritur deri tani nga ana e policisë. Vetë vajza e ka mbajtur fëmijën dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me fatin e tij.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img