27,11,2024

Sarajeva planifikon t’i heqë vizat për Kosovën

Must Read

Për të lobuar në lidhje me heqjen e vizave për Kosovën, në Sarajevë ka arritur avokati,  Azem Vllasi, i cili ka pasur takim me presidentin boshnjak Bakir Izetbegoviq dhe Ministrin e Punëve t Brendshme, Adil Osmanoviq.

Vllasi ka thënë që plani i tij ishte për të diskutuar edhe me përfaqësuesit e Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë Mladen Ivaniq, dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Igor Crnatkova, gjë që nuk ndodhi.

“Ka pasur përpjekje edhe më parë për të diskutuar heqjen e vizave. Nuk kam asgjë kundër përjashtimeve, mirëpo është e pamundur që të veçohet Kosova përderisa pritet njohja e saj. Përderisa unë jam këtu ku jam, kjo nuk do të ndodh.” ka deklaruar Ivaniq.

Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme boshnjak, Igor Crnadak ka thënë që pritet të mbahet një takim me delegacion nga Kosova, dhe që do të diskutohet në lidhje me heqjen e vizave, transmeton Klan Kosova.

“Heqja e vizave nuk do të jetë e mundur menjëherë, bisedimet do të fokusohen në lehtësimin e procedurave si dhe filtrimin e personave që aplikojnë për vizë duke veçuar ata të cilët janë të angazhuar në biznes” ka deklaruar Crndak.

Sa i përket takimit me Vllasin, Osmanoviq ka thënë qe ka biseduar për gjetjen e mundësive për heqjen e vizave për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës e Kosovës, ngaqë një numër i madh i kompanive nga Bosnja funksionojnë në territorin e Kosovës dhe anasjelltas.

Ndërsa Ministri i Punëve te Jashtme serb Ivica Daçiq ka thënë që nuk ka asgjë kundër lehtësimit për udhëtim për njerëzit e Kosovës, por në një mënyrë që nuk cenon statusin e krahinës jugore serbe.

“Por, do të ishte budallallëk që Bosnja dhe Hercegovina ta njoh Kosovën” ka përfunduar Daçiq.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img