20,09,2024

Senati i UP-së avancon të dyshuarin për plagjiaturë

Must Read

Pavarësisht dyshimeve të dokumentuara për plagjiaturë, dr. Selim Bezeraj, shef i Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, u avancua nga senati i UP në pozitën Profesor Asistent.

Një anëtar i stafit akademik të Universiteti të Prishtinës (UP), dr. Selim Bezeraj, u avancua të mërkurën si Profesor Asistent, nga senati i këtij universiteti, pavarësisht dyshimeve serioze dhe të bazuara për përfshirjen e tij në një skandal plagjiature.

Një hulumtim i Gazetës Jeta në Kosovë zbuloi se Bezeraj, shef i Departamentit të Historisë në UP dhe asistent në Fakultetin e Filozofisë, mund të ketë bërë plagjiaturë me temën e diplomës së një studenti austriak.

Gazeta JNK konfirmoi në mënyrë të pavarur se pjesë të tëra nga tema e diplomës së Adam Christian në Universitetin e Vjenës, paraqiten identike dhe pa asnjë presje të ndryshuar, në një punim shkencor të Bezeraj, si dhe në temën e tij të doktoraturës të mbrojtur në Universitetin e Tiranës.

Më poshtë jepen për ilustrim tri paragrafë duke filluar nga punimi i Adam Christian nga Universiteti i Vjenës (në gjermanisht), për të vazhduar me punimin e dr. Bezeraj të cilin e ka shkruar në gjermanisht dhe temën e doktoraturës të përfunduar në Tiranë në vitin 2014 (në shqip).

Capture

Redaksia e gazetës arriti të sigurojë edhe komunikime zyrtare të UP-së, përfshi edhe shkresa nga ish-rektori Ramadan Zejnullahu, në të cilat paraqiten në rrugë zyrtare dyshimet për plagjiaturë.

Vetë Bezeraj nuk iu përgjigj telefonatave të përsëritura të redaksisë në telefonin e zyrës dhe atë personal, dhe as një emaili dërguar në adresën e tij zyrtare elektronike në UP.

Ndërkaq, prorektori për Mësim dhe Çështje të Studentëve, Naser Sahiti, i tha gazetës se nuk kishte dijeni për rastin, dhe rrjedhimisht, redaksia i vuri në dispozicion të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Por, të gjitha këto fakte dhe rrethana nuk e penguan senatin e UP-së që pa asnjë votë kundër, të miratojë avancimin e Bezeraj në titullin Profesor Asistent.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi

Paraditen e sotme, në ambientet e Teatrit "Adriana" në organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img