23,12,2024

Drejtori i Institutit Republikan për Bashën: Treguat se PD është gati të qeverisë

Must Read
Mark Green

“Sot unë dëshiroj t’ju uroj ju për drejtimin e partisë tuaj dhe të vendit tuaj, në votimin e kësaj reforme. Pavarësisht të gjitha pengesave, lidershipi që ju treguat në këtë rast në arritjen e një marrëveshje që i shërben të gjithë shqiptarëve meriton vlerësimet më të larta dhe i  tregon popullit shqiptar se Partia Demokratike është e gatshme t’i qeverisë të gjithë qytetarët e vendit tuaj”, thuhet në letrën që u shpërnda nga Partia Demokratike.

Në të,  Green e përgëzon Bashën për arritjen e votimit të reformës me konsensus, duke theksuar në këtë mënyrë ai i tregoi popullit shqiptar se “Partia Demokratike është e gatshme t’i qeverisë të gjithë qytetarët”, shkruan lapsi.al.

Letra e plotë e Presidentit të IRI drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha:

I dashur zoti Basha,

Ne i kemi ndjekur me shumë interes negociatat tuaja mbi reformën në drejtësi, një hap i rëndësishëm për t’i dhënë Shqipërisë një sistem drejtësie më të hapur dhe më të drejtë për të gjithë shqiptarët.

Në këtë moment historik për vendin tuaj unë dëshiroj t’ju uroj ju për arritjen e konsensusit dhe kalimin e kësaj reforme në ligj. Ne mendojmë se kjo është përcaktuese në procesin e integrimit europian të vendit tuaj, një hap më afër përmbushjes së vizionit të Presidentit Xhorxh H.Ë. Bushit për një “Europë gjithpërfshirëse dhe të lirë”.

Siç e dini, IRI ka punuar prej shumë e shumë vitesh me Partinë Demokratike. Një vit më parë, kur ne e pranuam ftesen e Fondacionit për Liri dhe Demokraci për të punuar më intensivisht lidhur me  transparencën, ne e dinim se kjo do të ishte një çështje që do të shkaktonte debate të shumta, por që gjithashtu do të mbarte dhe  shpresa të mëdha për popullin shqiptar. Nëpërmjet organizimit të konferencës sonë të përbashkët mbi transparencën në muajin qershor,  unë shpresoj se ne arritëm që të jepnim një kontribut konkret  në  këtë debat, dhe të tregonim mbështetje për vizionin tuaj për një sistem politik të drejtë dhe transparent për Shqipërinë.

Siç ju e dini, unë kam shërbyer për 8 vite në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA. Unë vetë kam përjetuar shumë momente të rëndësishme në jetën e vendit tim, si edhe dilemat me të cilat të gjithë ligjvënësit ballafaqohen kur votojnë për këto lloj reformash shumë të rëndësishme: A është ky ligj mjaftueshmërisht i mirë? A mund ta përmirësojmë atë më shumë? A është konsensusi me të vërtet ai për të cilin ka nevojë vendi?

Të gjitha këto janë pyetje të cilat ne ia bëjmë vetes kur punojme mbi draftet e ligjeve të reja dhe ato kërkojnë përgjigje të mira nëse ne dëshirojmë të marrim vendimet e duhura.

Gjatë kohës time si kongresmen unë përjetova shumë nga këto votime të vështira dhe unë e kuptoj peshën që ju duhet të mbanit në drejtimin e këtyre negociatave, të cilat ishin shumë komplekse dhe shpesh herë sigurisht tmerresisht të vështira. Megjithatë pasi arrihet rezultati,  procesi ka shumë më pak rëndësi se rezultati, në mënyrë të veçantë kur ai është pozitiv për vendin.

Sot unë dëshiroj t’ju uroj ju për drejtimin e partisë tuaj dhe të vendit tuaj, në votimin e kësaj reforme. Pavarësisht të gjitha pengesave, lidershipi që ju treguat në këtë rast në arritjen e një marrëveshje që i shërben të gjithë shqiptarëve meriton vlerësimet më të larta dhe i  tregon popullit shqiptar se Partia Demokratike është e gatshme t’i qeverisë të gjithë qytetarët e vendit tuaj.

Ju lutem pranoni urimet e mia më të sinqerta për këtë sukses të rëndësishëm jo vetëm për ju dhe Partinë Demokratike por gjithashtu për të gjithë Shqipërinë.

Përshëndetjet më të përzemërta!

Mark Green,

President i Institutit Republikan Amerikan,

Ambasador dhe ish-kongresmen.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img