14,11,2024

Dy italianë torturojnë në karrige elektrike emigrantin shqiptar në Greqi

Must Read

Shqiptari ia kishte shitur italianit që jetonte në Athinë, por italiani kishte kërkuar që t’i kthehej një sasi parash. Emigranti kishte refuzuar, por italiani e kishte ftuar të sqaronin konfliktin.

Ai bashkë me nipin e kishin futur në një ndërtesë dhe e kishin lidhur në një karrige. Kishin nisur ta godisnin me shkarkesa elektrike dhe me thika. Në fund e kishin kërcënuar se do ta vrisnin me një sëpatë.

Nga torturat shqiptari kishte rënë pa ndjenja. Kur ishte zgjuar italianët nuk ishin aty dhe ai kishte mundur të arratisej e të bënte denoncim në policinë e Rodosit. Italiani 40 vjeçar u zbulua se kishte precedent penalë. 32 vjeçari shqiptar u dërgua në spitalin e Rodosit.

Mjeku tha se ai kishte plagë nga mjetet prerëse dhe shkarkesat elektrike. Policia sekuestroi në vendin ku ai u torturua 3 thika, një sopatë, litarët dhe kabëll që ishte përdorur për ta lidhur dhe një pajisje elektrike me të cilën ai ishte goditur disa herë. /Lapsi.al

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img