18,12,2025

Arrestohet biznesmeni shqiptar, goditi me thikë në fyt italianin

Must Read

Policia e Giaveno–s ndërhyri në kohë, rreth orës 5:30 të pasdites së sotme për të shmangur tragjedinë, raportojnë mediat italiane.

Italiani është gjallë dhe sipas mjekëve në Rivoli, nuk është në rrezik për jetën edhe pse në gjendje të rëndë.

Efektivët e policisë kanë parë dy burra që grindeshin në rrugë. Shqiptari goditi italianin me një thikë ‘flutur’. Ai u vu në pranga nga policia dhe thika u sekuestrua.

Shqiptari kërkonte 70 mijë euro për punën e tij, por italiani i kishte dorëzuar 12 mijë euro më pak se kjo shumë, raporton “La Repubblica”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgohet për trajtim në QKUK

Një rast shqetësues ka ndodhur më 17 dhjetor 2025 në fshatin Cërnillë të Ferizajt, ku një fëmijë 13-vjeçar ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img