20,09,2024

Kosova i jep lamtumirën e fundit Dijamant Zabërgjës

Must Read

Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe shumë personalitete nga jeta politike e publike, ndërsa trupi i pajeti i Dijamantit do të pushoj në varrezat e familjes së tij në Ropicë të Vushtrrisë.

Qindra qytetarë të Kosovës i kanë dhënë lamtumirën e fundit 21 vjeçarit Dijamant Zabërgja, i vrarë nga sulmet terroriste në Munih të Gjermanisë gjatë javës së kaluar. Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe shumë personalitete nga jeta politike e publike, ndërsa trupi i pajeti i Dijamantit do të pushoj në varrezat e familjes së tij në Ropicë të Vushtrrisë.

Babai i Dijamantit, Naim Zabërgja, i ka thënë “Zërit” se uron që djali i tij të jetë viktima e fundit e këtij terrori në botë. Ai ka falënderuar edhe të gjithë bashkëkombasit brenda dhe jashtë Kosovës, por edhe qytetarët gjermanë për solidaritetin dhe mbështetjen që i kanë dhënë atij me rastin e vrasjes së djalit të tij të vetëm.

Të pranishëm në Ropicë të Vushtrrisë ishin edhe familja e kosovares tjetër të vrarë Armela Segashi. Ndërkohë Armela do të varroset sot në orën 17:00 në Podujevë.

Të pranishëm në varrim ishin edhe ministri i Diasporës, Valon Murati, ai i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi.

Diamat Zabërgja, Armela Segashi si dhe Sabina Sulaj janë tre shqiptarët të cilët u vranë të premten në Munih të Gjermanisë, nga gjermano-iraniani Ali Sonoboly i cili përveç tyre vrau edhe 6 persona dhe plagosi 26 të tjerë. Me rastin e kësaj tragjedia Kosova të dielën ka mbajtur ditë zie, ndërsa nën organizimin e Ministrisë së Diasporës, qytetarët kanë nder qirinj në sheshin “Zahir Pajaziti”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi

Paraditen e sotme, në ambientet e Teatrit "Adriana" në organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img