Ndërkohë një 38 vjeçar nga Tirana, i cili ishte objekti i sulmit me benzine nga 57-vjeçari Lefter Cenaj, është në gjendje kritike për jetën, transmeton TCH.
Policia njofton se për motive ende të paqarta, Lefter Cenaj dje rreth orës 11:00 është rikthyer në pavionin e hemodializës duke patur me vete edhe një shishe me benzinë, të cilën ka nisur t’ja hedhë në gjithë trupin 38-vjeçarit Saraci, i cili ka qenë duke marrë mjekim në krevat dhe më pas i ka vënë flakën.
Zjarri përfshiu gjithë pavionin dhe për shkak të tymit humbi jetën Sanije Sulaj 65 vjeç dhe Anife Mali 55 vjeç nga Laçi.
Ndërsa janë dëmtuar rëndë dy personat e përfshirë në konflikt e më pas në incident, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe një 34 vjeçar banues në Berat, infermier në pavion. Pas ngjarjes, pacientët dhe punonjësit e pavionit treguan atë që ndodhi.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=X2Pht1efkng?feature=oembed&w=640&h=360]
.