15,06,2024

Lansohet projekti për zbatimin e MSA-së për sektorin e shërbimeve

Must Read

Sot u lansua edhe një projekt i rëndësishëm për zbatimin e MSA-së së, për sektorin e shërbimeve. Projekti do të ndihmoj Kosovën të përafroj legjislacionin kombëtare me direktivën e BE-së për Shërbimet. Aktualisht Kosova eksporton mbi 700 milion euro shërbime çdo vit

Prezent ishte edhe Ramadan Ilazi, zëvendësministër në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, i cili gjatë fjalimit të tij tha se pas hyrjes në fuqi të MSA-së të gjitha përpjekjet janë të fokusuara në zbatimin e saj.

“Është kënaqësi të marr pjesë në lancimin e këtij projekti të rëndësishëm për fushën e shërbimeve. Pas hyrjes në fuqi të MSA, tani të gjitha përpjekjet janë fokusuar në zbatimin e saj. Në këtë drejtim, në kuadër të Programit për Zbatimin e MSA institucionet kanë planifikuar një varg masash sa i përket të drejtës së themelimit, ofrimit të shërbimit dhe kornizës së kualifikimeve profesionale.” tha Ilazi.

Projekti në fjalë përfshinë një gamë të shërbimeve që nga tregtia me shumicë dhe pakicë e mallrave dhe shërbimeve, fushën e ndërtimit, shërbimet biznesore, turizmin dhe rekreacionin e deri tek disa aktivitete që lidhen me profesionet e rregulluara.

Projekti në fjalë është mbështetur nga Komisioni Evropian dhe nuk është projekti i vetëm ku KE mbështet Kosovën sa i përket MSA-së.

“Komisioni Evropian ka ndihmuar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe institucionet tjera që nga përgatitjet për negocimin e MSA, mbështetje e cila vazhdon edhe me projektet për zhvillimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë sonë dhe forcimin e lëvizjes së lirë të mallrave.”  u shpreh Ilazi. / FerizajPress

13627112_1746084265657469_7565623973123238676_n (1)

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , nënoficeri, Rreshteri i parë i FSK-së Muhamet R. Beqiri

Është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterit i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img