Aksidenti i cisternës së naftës e cila u aksidentua mbrëmë në rrethojën e fabrikës së çimentos në Hanë të Elezit ka shkaktuar edhe bllokimin e rrugës me orë të tëra.
Është e gjatë kolona e mjeteve transportuese të cilat me orë të tëra po presin në Han të Elezit që të kalojnë kufirin për në Maqedoni.
Vozitësit e mjeteve transportuese kanë reaguar për këtë duke kërkuar të dinë arsyet e kësaj vonese dhe kolonave të gjata.
“Jemi duke pritur nga orët e paradites në kolonë dhe askush nuk po na jep ndonjë arsyetim pse po ndodh kjo” tha Imri Kurtaliqi,vozitës i cili në këtë kohë të nxehtë po pret në radhë për të kaluar kufirin Kosovë –Maqedoni.
Por sipas Policisë Rajonale në Ferizaj kolonat janë shkaktuar për shkak të mbylljes së rrugës si pasoj e aksidentit i cili ka ndodhur mbrëmë në orët e vona me cisternën e naftës në oborrin e fabrikës “Sharrcem” në Han të Elezit.
“Pas evitimit të rrezikut dhe largimit të pengesave tani rruga është e hapur ” tha togeri Agim Gashi