Numër i madh i ferizajasve të cilët ndeshjen Shqipëri-Rumani e kanë përcjellë në sheshin e qytetit me të përfunduar ndeshja kanë filluar të festojnë. Turmës së qytetarëve në shesh vazhdimisht po u bashkëngjiten edhe grupe të cilat kanë përcjellë këtë ndeshje nëpër ambiente të ndryshme të kafiterive në qytet apo ambiente familjare.Turma sa vije e shtohet dhe është një gëzim i madh i cili ka ngritur në këmbë gati të gjithë Ferizajn.
Sulmuesi Sadiku me golin e shënuar për Shqipërinë ndaj Rumanisë, dy minuta para se zyrtarisht të mbyllet pjesa e parë e lojës, ishte ai që ngjalli shpresat e gjithë shqiptarëve.