29,03,2024

Sot edhe Republika e Kosovës dhe punëtorët e saj kanë arsye të festojnë

Must Read

Ligji i punës çdo ditë e më tepër po ka vlerën e tij, ndërmarrjet publike e private po e respektojnë këtë akt ligjor për të mirën e punëtorëve dhe shtetit ton. Kjo është meritë dhe angazhim i inspektoratit të  punës së MPMS-së, po duke falënderuar edhe ndërmarrjet serioze të vendit tone. Sindikatat e punëtorëve në Republikën e Kosovës janë bashkëpunuese dhe koordinuar me institucionet tona. Kjo është demokracia e vendit, e drejta e punëtorit e ngrit shtetin tonë.Ne jemi në fazën e shtet-ndërtimit që çdo gjë të ketë vendin e saj. Angazhimi i shtetit dhe i MPMS-së nuk do të mungoj asnjëherë  që të  krijohen kushte më të mira për punëtorët e Republikës së Kosovës. MPMS-ja po krijon dhe do të vazhdoj ,politika dhe programe tē ndryshme që krijojnë vende pune për të rinjtë tone. Zhvillimi ekonomik dhe punësimi janë prioritet i MPMS-së, këtë po e dëshmon çdo ditë që nga ardhja në pozitë e kabinetit të ministrit Arban Abrashi duke krijuar programe të ndryshme në zhvillim të punësimit. Andaj urime dita e punëtorëve 1 Maji dhe suksese gjithë të punësuarve, dhe punësim sa më të shpejt të pa punëve.

Me respekt : Qazim Rahmani zv. Ministēr i MPMS-sē.

Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 maj, dita e punëtorëve.

Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 Maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

Partia suedeze social demokrate

Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte në orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA).

Të shtatët që u dënuan me vdekje.I teti që nuk është shfaqur u dënua me 15 vjet burgim. Ndërkohë, kongresi i Internacionales së parë kërkoi që ligje të ngjashme të miratohen dhe në Evropë.

Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor), një shoqatë e themeluar në 1869) në Nju Jork, 5 shtator 1882.

Dy vjet më vonë, më 1884, një manifestim i ngjashëm i Kavalierëve të Punës miratoi një rezolutë që ngjarja të kishte bazë vjetore. Gjithashtu organizatorët sindikalistë, afër lëvizjeve socialiste dhe anarkiste, sugjeruan si datë feste: 1 Majin.

 Ndërkohë, incidente të rënda ndodhën në ditët e para të majit 1886 në Çikago (SHBA) dhe që njihet si kryengritja e Haymarket. Këto ngjarje arritën kulmin e tyre më 4 maj, kur policia qëlloi mbi demonstruesit duke shkaktuar shumë viktima.

Data e 1 Maj është miratuar në Kanada në 1894 edhe pse koncepti i festës së punëtorëve i referohej këtu marshimeve të mëparshme të punëtorëve të mbajtur në Toronto dhe Otava në 1872.

 Në Evropë 1 Maji festa e punëtorëve është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të kongresit të Internacionales së dytë në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img