25,11,2024

Sipas Financial Times, Kosovës i hiqen vizat javën e ardhshme

Must Read

Komisioni Europian do të rekomandojë javën e ardhshme heqjen e vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, përkundër se pesë anëtarë të Bashkimit Europian – përfshirë Spanjën – nuk e njohin zyrtarisht Kosovën, shkruan Financial Times, përcjellë Klan Kosova

Kosovës do t’i bashkohen edhe Gjeorgjia dhe Ukraina – dhe më kontroversja nga të gjitha – edhe Turqia do të marrë rekomandimin për liberalizim vizash nga Komisioni Europian këtë javë, sipas zyrtarëve që janë të afërt me situatën.

Megjithatë, Parlamenti Europian, ose ndonjë shtete, ende mund ta bllokojë këtë proces.

Përkundër se Kosova ka filluar bisedimet me Brukselin për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2012, Kosova vazhdon të jetë i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor pa liberalizimi të vizave – vizë që lejon shtetasit të udhëtojnë në vende të tjera dhe të qëndrojnë për 90 ditë, pa të drejtë pune.

Komisioni i ka përmendur Prishtinës progresin e vogël në luftimin e korrupsionit dhe migrimin ilegal si disa nga pengesat për marrjen e vizave.

“Republika që ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 nga Serbia, është përballur vazhdimisht me probleme dhe me një migrim kronik”, shkruan Financial Times për Kosovën.

“Më shumë se 40 për qind e të rriturve janë të pa punë derisa një e katërta e familjeve mbështeten në paratë e dërguara nga anëtarët e familjes që jetojnë jashtë vendit”, shkruan FT, duke iu referuar një raporti të vitit 2012-të UNDP-së, njofton Klan Kosova.

kosova56

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img