Ferizaj

Kanë filluar zgjedhjet e OVLUÇK-së, dega në Ferizaj

By FerizajPress

April 24, 2016

Sot më 24.04.2016  grupi punues nga dega e OVLUÇK-Ferizaj në përbërje: Bashkim Fazliu Migjeni (kryesues i grupit), Imri Ilazi (komandanti), Ilir Orllati, Asllan Shabani, Naim Ymeri dhe Nazmi Baliu – Amerikani, filluan zgjedhjet për OVLUÇK në pikën më të rëndësishme për luftën e Ferizajt – Jezercin legjendar.

“Ne filluam në Jezerc, aty prej nga për Ferizaj lindi dielli i lirisë, aty ku gjejnë qetësi e marrim forcë zemrat e gjithë luftëtarëve të vërtetë.Zgjedhjet për Nëndegën e Jezercit u zhvilluan në një atmosferë shumë të ngrohtë, me ç’rast ishte shans i mirë i një ritakimi të luftëtarëve mes vete. Kësisoj nga 96 anëtarët e kësaj nëndege, të pranishëm ishin 83, nga të cilët me votim të fshehtë dhe mjaft demokratik zgjodhën kryesinë e nëndegës dhe 10 delegatët për Kuvendin e degës. Kryesia e re zgjodhi për kryetar të nëndegës së Jezercit veteranin e mirënjohur Nazmi Baliu – Amerikani.Kryesisë së re dhe kryetarit i urojmë punën e re dhe u dëshirojmë suksese në realizimin e aspiratave të përbashkëta në të mirë të të gjitha kategorive të luftës.” ka thënë Bashkim Fazliu