Ferizaj- Policia e Kosovës ka arrestuar 9 persona në dyshimin se kanë kryer veprat penale ”organizim të skemave piramidale bixhozit dhe krim të organizuar’’.
Arrestimet kanë ndodhur pas një operacioni të gjerë policor në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe ATK-në, në pesë rajone të ndryshme.
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të gjerë policor, në pesë rajone të ndryshme, me ç’rast ka rezultuar me arrestimin e nëntë personave të dyshuar për veprat penale ‘organizim të skemave piramidale,bixhozit’ dhe ‘krim të organizuar’.
Operacioni policor është realizuar me urdhëresë të gjykatës kompetente dhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe ATK-në, si dhe të asistuar nga njësi policore (NJSO dhe NJRSH), ku janë kontrolluar 21 lokacione në rajonet e Prishtinës, Pejës Gjakovës, Gjilani dhe Ferizajt .
Personat e arrestuar në këtë rast janë Q. M. i lindur me 1989, M. A. i lindur me 1954, A. B. i lindur me 1989, SH. B. i lindur me 1981, G. N. i lindur me 1987, M. K. i lindur me 1985, P. N.i lindur me 1984, B. B. i lindur me 1986 dhe S. B. i lindur me 1967.
Sipas Policisë, gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar si prova materiale2 armë zjarri, 9 fishekë, 125 aparate të lojërave të fatit, 1 rulet, 15 shtëpiza kompjuteri, 9 KENO lojëra ,1 aparat për shtypje te tiketave, 9 DVR regjistrues,10906.10 € euro para kesh dhe dokumente të ndryshme, librat e shitjes etj.
Personat e dyshuar me urdhëresë të prokurorit janë dërguar në mbajtje.