23,10,2024

9-vjeçari shqiptar del kampion i matematikës në Kanada

Must Read

Një 9-vjeçar shqiptar nga Montreali Kanada, ka dalë kampion provincial në Quebec, Kanada në konkursin e matematikës THALES për vitin 2016.

Kevin Bajraktari, djali i doktor Andi Bajraktari nga Shkodra përfundoi ndër 15 të parët nga më shumë se 6000 pjesëmarrës në konkursin kombëtar të Kanadasë për vitin 2016.

Ky konkurs, i cili është projektuar për fëmijët e klasave të 3-ta, është organizuar nga Qendra e Konkurseve të Matematikës në Amerikën e Veriut e cila përgatit disa nga garat e nivelit me të lartë të matematikës në Amerikën e Veriut.

Që nga viti 1990, më shumë se 1 000 000 studentë në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë pjesë në këto konkurse.

1-124

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Është mbajtur turneu memorial në hendboll “Ahmet Petrova”

Sot, në Palestrën e Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, u mbajt Turneu Memorial në Hendboll "Ahmet Petrova", i organizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img