27,11,2024

Liga Institucionale-Shtime: FSK nuk e njeh as Institutin,Bashkësia Islame befason Shkollën e Mesme !

Must Read

Shtime– Mbrëmë në Shtime u zhvilluan ndeshjet e xhiros se VIII-të të Ligës së Institucioneve në Shtime ku u shënuan rezultat interesante.
Bajram Curri&Lasgush Poradeci fituan ndeshjen me rezultat zyrtar ndaj Policisë së Kosovës kjo pasi që lojtarët e uniformave blu u paraqitën në fushë mirëpo me vete kishin një lojtarë që nuk ishte pjesë e listës dhe fatkeqësisht rregullat nuk lejojnë të futen në lojë lojtarët që në fillim të sezonin nuk kanë të shënuar emrin në listat e skuadrave.
Në ndeshjen tjetër Këshilli i Bashkësisë Islame ka befasuar Shkollën e Mesme duke ja dhënë një goditje të rëndë kësaj skuadre në luftën për Play OFF pasi që në fund atë e mposhti me rezultat 5:4 , hetrikun për KBI-në e realizoi Driton Luma ndërsa nga një gol kishin shënuar edhe Ilir Hajrizi e Rijad Mahmuti ndërsa tek profesorët Valon Abazi shënoi dy herë dhe dy here të tjera lojtarët e KBI-së shënuan ne portën e gabuar.
Skuadra e Emin Durakut&Skënderbeut e ka shkatërruar KF Vjosën duke e mposhtur atë me rezultat 8:4 në një mbrëmje ku shkëlqeu Muhamet Mehmeti i cili sfidën e mbylli me katër gola të shënuar.
Granit Ademaj mposhti Pastërtinë pasi që të katër golat për Këshillat Lokal i shënoi lojtari në fjalë për ta ndihmuar skuadrën e tij në rrugën e sigurt për Play OFF.
Komuna Shtime si duket ka zërë hapin për Play OFF pasi që mbrëmë mposhti Idriz Ajetin me rezultat 6:2 ku pesë nga golat e Komunës i realizoi Mustafë Ismajli duke e forcuar edhe poziten e parë në garë për çmimin e Këpucës së Artë të sezonit të tretë, Komuna tani ka katër pikë më pas se sa vendet që dërgojnë në Play OFF.
Me dy gola të Hysni Sokolit dhe një tjetër të Idriz Dugollit QIRSKP e mundi 3:2 Shoqërinë Civile e cila në këtë takim u paraqit pa Egzon Mustafën e suspenduar dhe lojtarët që mbrëmë munguan Muhamet Fazliu,Halit Rexhaj e Faton Mustafa ndërsa i lënduar për shumë minuta në fushë qëndroi Idriz Hajrizi duke mos e lënë skuadrën e tij me një lojtarë më pak pasi që qytetarët aktiv nuk patën as lojtarë rezervë.

Në ndeshjen e fundit FSK e ka fituar derbin e radhës edhe ndaj Instituti Special Shtime duke ja bëre me dije të gjithëve se Ushtarët po shkojnë sigurt drejt Kupës së Liderit të cilën pretendojnë ta fitojnë për të tretën herë, sezonin e parë në krye me Afrim Seferin si menaxher dhe të dytin me Besim Nuhën që fitoi gjithçka që mund të fitohet brenda një sezonin e tani me Eshref Qeriqin FSK po synon ti vazhdoj sukseset e saj në Shtime por edhe në Ligën e Kampionëve që do të nisë në Shtator.

Tabela Tabela1

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img