25,04,2024

Karateistët e Fituesit kthehen nga Ulqini me pesë medalje

Must Read

Klubi i Karatesë FITUESI nga  Ferizaj mori pjesë në “Ulqini Open 2016”  ku pjesëmarrës ishin mbi 600 garues cilësorë nga Egjipti,Zvicra,Greqia,Maqedonia, Mali I Zi , Shqipëria dhe Kosova .

Klubi i karatesë “Fituesi”  morri pjesë me një numër të vogël të garuesve për shkak të dokumentacionit(pasaportës)

Klubi morri pjesë me 5 garues dhe fitoj 5 medalje
Fituesit e medaljeve janë :

  1. Kreshnik Hasani –   Vendi i I kategorinë 8-9 vjet – 45 Kg
  2. Suela Shabani –        Vendi i I në kategorinë 8-9 Open
  3. Benjamin Bajrami- Vendi i II në kategorinë Junior-68 kg
  4. Diola Krasniqi –        Vendi i III në kategorinë 10-11 -45 kg
  5. Egzon Halili –            Vendi i 3 në kategorinë e seniorve -75 kg

Kreshnik Hasani garoi në kategorinë më të rëndë pasi që rregullorja në këtë eveniment ishte me kilogram dhe e kuptuam me vonesë. Mirëpo kjo nuk e pengoi aspak të jepte show në tatami duke kryer
finalen 9-0 para kohe. Suela u shpall Kampione dhe kjo është medalja e dytë e artë në një turne kaq të fuqishëm. Benjamin Bajrami në gjiron e parë e eliminoi përfaqësuesin e kombëtares së Shqipërisë me një shoë në sekondat e fundit.

Diola doli e bronztë pasi që në kategorinë e sajë kishte shumë garues prandaj ishte nje sukses i madh edhe  kjo medalje.

Egzon Halili u ndal vetëm nga garuesi i Egjiptit dhe arriti që
të fitoj me medaljen e bronztë.

Klubi ishte i kënaqur me rezultatet duke marr parasysh numrin e vogël  të lojtarëve me të cilët mori pjesë dhe rezultatet që arriti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img